Iker Casillas mahnitet nga djali i gazetarit shqiptar, poston videon spektakolare

schedule08:30 - 28 Maj, 2020

schedule 08:30 - 28 Maj, 2020

Glendi Tafaj, tashmë gazetar, kohë më parë ishte pjesë e Tiranës dhe Kastriotit. Kuptohet nga shtatlartësia e tij që mbronte portën, kjo një traditë familjare.

Glendi ka nisur nga puna që edhe të birit të tij t’ia fusë në qejf të bëhet portier dhe në rrjetet sociale ka postuar një video të tij duke grushtuar një top në krevat.

“Casillas-i im i vogël”, shkruan Tafaj, ndërkohë që etiketon portierin e njohur spanjoll, i cili për çudi e ka ripostuar videon që më pas është parë nga shumë ndjekës të tij. / abcnews.al