Shumë lojtarë të Real Madrid ndodhen në vitin e fundit të kontratës. Njëri prej tyre është Lucas Vasquez, i cili pësoi një dëmtim të rëndë më 11 prill dhe mbylli sezonin.
Anësori i djathtë pëlqehet nga disa skuadra, teksa rinovimi me “Los Blancos” nuk po vjen akoma. AS flet rreth së ardhmes së 29-vjeçarit, i cili ka refuzuar një ofertë nga Atletico Madrid.
E përditshmja iberike zbulon se nëse nuk rinovon me kampionët në fuqi të Spanjës, Vasquez do të transferohet te Milani me parametra zero.
Opsione për të ardhmen janë edhe Bayern Munchen apo PSG, por duket se lojtari anësor preferon kalimin te kuqezinjtë e Stefano Piolit. /abcnews.al