Ikën Ruçi, Rama ruan lidhjet me “gardën” e vjetër”, rikthen Et’hem Rukën në PS

schedule12:37 - 2 Shtator, 2021

schedule 12:37 - 2 Shtator, 2021

Ndonëse me emra të rinj në qeveri dhe poste të tjera drejtuese, kryeministri Edi Rama është kujdesur të ruajë lidhjen me brezin e hershëm të socialistëve.

Kështu pas gati dy dekadash kreu i qeverisë ka afruar në Partisë Socialiste, Et’hem Rukën një emër të njohur, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Arsimit në kohën e qeverisë Nano.

Ruka do të jetë bashkë me Ditmir Bushatin, Servet Pëllumbin, Arbër Maznikun dhe Lindita Nikollën pjesë e Akademisë Politike të Partisë Socialistë e cila do përgatisë brezat e rinj për gjenerimin e motorëve të partisë.

Kjo lëvizje e Ramës për risjelljen në ekipin e tij të Rukës, vjen pas largimit të Gramoz Ruçit nga politika, i konsideruar si një nga figura më të vjetra të kësaj partie. m.v/abcnews.al