Turbina mposhti Pogradecin 4-1 një ditë më parë dhe u ngjit në vendin e pestë në grupin B. Gjithsesi te cërrikasit nuk ka festë, pasi mësohet se ka pasur zhvillime të rëndësishme.
Trajneri Marcello Troisi është larguar nga drejtimi i ekipit. Burime të abcnews.al bëjnë me dije se braziliani ka falënderuar lojtarët dhe është përshëndetur me ta.
Nga ana e klubit ende nuk ka një komunikatë dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë, do të ketë një prapakthehu të Troisit apo do të emërohet direkt trajneri i ri. Braziliani ka drejtuar edhe në Superiore skuadra si Kukësi Laçi e Flamurtari. / abcnews.al