TIRANË- Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi.
ABC News mëson se Berberi ka dhënë dorëheqjen nga ky post pak ditë më parë për arsye personale, ndonëse ende nuk ka një komunikim zyrtar.
Por burime nga Prokuroria e Posaçme pohojnë se rreth dy javë më parë, SPAK kishte nisur ndaj Berberit një hetim, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018.
Gjithë ngjarja ka ndodhur përpara se ai të merrte detyrën e këshilltarit në MIE. Berberi u emërua në krye të ARRSh në qershor të vitit 2021.
Ndryshime kanë përfshirë edhe Drejtorinë e Hekurudhës Shqiptare. “ABC News” mëson se në krye të kësaj drejtorie është emëruar Ergys Verdho./ abcnews.al