Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ikën CEO i Apple/ Tim Cook dha dorëheqjen pas 15 vitesh në drejtim të kompanisë

schedule12:40 - 21 Prill, 2026

schedule 12:40 - 21 Prill, 2026

Tim Cook dha dorëheqjen si drejtor ekzekutiv i Apple pas 15 vitesh në krye të gjigantit të teknologjisë.

Ai pasohet nga John Ternus, kreu aktual i inxhinierisë së pajisjeve, i cili ka qenë në Apple për 25 vjet, do të marrë përsipër detyrën më 1 shtator.

Cook ka qenë drejtor ekzekutiv i Apple që nga viti 2011, pasi bashkëthemeluesi Steve Jobs dha dorëheqjen për arsye shëndetësore, pak para vdekjes së tij.



Vendimi i tij për t’u larguar nga roli i drejtorit ekzekutiv vjen pas muajsh spekulimesh se Apple – e cila sapo ka festuar 50-vjetorin e saj – po kërkonte një pasardhës.

Cook e përshkroi punën si “privilegjin më të madh të jetës” dhe gjatë mandatit të tij ai e udhëhoqi kompaninë të bëhej një nga më të vlefshmet në botë.

Në vitin 2018, Apple u bë kompania e parë publike që u vlerësua në 1 trilion dollar, ndërsa vlen 4 trilionë dollarë.

Ternus doli si një favorit për të zëvendësuar Cook vitin e kaluar. Ai ka punuar në pothuajse çdo produkt të madh që kompania ka nxjerr në treg, duke përfshirë çdo brez të iPad, shumë breza të iPhone dhe AirPods dhe Apple Watch.

Emërtimi i një udhëheqësi që vjen nga një sfond produktesh dhe harduerësh mund t’i lejojë Apple të dalë nga një kritikë e vazhdueshme ndaj qëndrimit të Cook, se nuk ishte më mjaftueshëm inovativ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!