Ndryshime në qeveri, Rama lë ministrinë e Jashtme, emëron Xhaçkën

schedule12:33 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 12:33 - 29 Dhjetor, 2020

Esiona Konomi

Sa më afër zgjedhjeve, aq më larg eksperimenteve teknike.

Edi Rama ka larguar nga qeveria edhe ministrin tjetër të marrë nga Kosova, Gent Cakajn. Ky i fundit deklaron dorëheqjen nga posti zyrtar i zv.ministrit të jashtëm, për të qëndruar gjithësesi si këshilltar i Ramës.

Karrigen e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme do ta marrë Olta Xhacka.

Që kjo të bëhet e mundur, juridikisht është e nevojshme që Rama të shkarkojë veten e tij nga detyra si ministër i jashtëm dhe t’i kërkojë Presidentit dekretimin e kryediplomates së re.

4 muaj përpara zgjedhjeve, Rama ka vendosur që të rikthejë në kabinet Niko Peleshin. Ai do të jetë ministri i ri i Mbrojtjes, teksa në qeverinë Rama ka qenë edhe zv/kryeministër edhe ministër i bujqësisë. Ky riafrim i Peleshit vjen në kushtet kur ai është dhe drejtues politik i qarkut Korçë.

Edhe pse pati një konferencë dy orëshe me median, Rama shmangu mundësinë për të dhënë shpjegime për këto ndryshime, dhe lëvizjet në qeveri i njoftoi menjëherë  pas mbylljes së bisedës me gazetarët, si gjithnjë, në Twitter. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!