“Ikën Berisha”, kthehet Salianji/ Selia e heshtur, një grup mbështetësish kafe poshtë shtëpisë së Berishës

schedule17:40 - 31 Dhjetor, 2023

schedule 17:40 - 31 Dhjetor, 2023

Të shtunën, në seli e në shtëpi, ishte vetëm heshtje. Por demokratët e Berishës vendosën të thyejnë këtë heshtje, një ditë më pas.

Poshtë banesës ku rri në izolim Sali Berisha prej së shtunës pas mesdite, i shkuan një grup mbështetësish të tij.

Nënkryetarët mbajtën dhe një fjalim, për të treguar se asgjë nuk është ndalur.

Boçi, Bylykbashi: “Do të vijojë aksioni”.

Më pas, rruga ku është banesa e Bershiës, u kthye në zakonshmërinë e saj, me qytetarët që frekuentojnë baret aty.

Njësoj e heshtur ishte sërish selia blu. Derisa aty shkoi demokrati Salianji, që prej dy vitesh nuk ka shkelur. Ervin Salianji është i pari nga deputetët e larguar që ka vendosur të thyejë akullin e krijuar dhe në mungesë të Berishës aty, bëri një deklaratë të tijën.

Në 8 janarin e përplasjes së dhunshme në seli, deputeti Ervin Salianji ishte brenda në seli, ndërsa mbështetësit e Berishës nga jashtë po sulmonin me çfarë të mundnin, për të larguar Lulzim Bashën nga godina.

Gati dy vite më vonë realiteti i demokratëve është ndryshuar dhe ajo çfarë është paralajmëruar për të ndodh në vijim, është bashkimi i dy grupeve, Berishës e Bardhit. Arrestimi në shtëpi i Berishës ndoshta do të jetë një arsye që kjo të ndodhë më shpejtë se sa ishte parashikuar, megjithëse zërat për një bashkim në janar, nuk kanë munguar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!