Zlatan Ibrahimovic nuk do të mund të luajë kundër Genoa, pasi Gjykatësi Sportiv ka vendosur ta pezullojë me një ndeshje dhe gjobë 5 mijë euro pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen kundër Parma.
Arbitri Maresca nuk e ka pranuar se e kishte dëgjuar gabim atë që kishte thënë sulmuesi suedez. Kështu Milani tani as nuk mundet të apelojë dot vendimin e marrë nga Gjykatësi Sportiv.
Në arsyetimin e vendimit të marrë, Ibra akuzohet për sulm ndaj arbitrit. “Nëse nuk ke dëshirë të arbitrosh shko në shtëpi më mirë. Nuk të intereson ajo që them unë, e”, i ka thënë Ibra arbitrit Maresca, i cili i nxori direkt të kuqin. /abcnews.al