“Ik në Kukës, s’keni punë ju veriorët këtu”, si nisi sherri mes 43 vjeçarëve që përfundoi me vrasje në Kavajë

schedule10:32 - 30 Mars, 2023

schedule 10:32 - 30 Mars, 2023

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja e një ditë më parë në Kavajë, ku dy persona vranë njëri-tjetrin pas një sherri banal. Dy 43 vjeçarët Edmond (Armand) Gosa dhe Altin (Sali) Rexha, që mbetën të vrarë pasditen e djeshme ishin konfliktuar edhe më herët me njëri-tjetrin.

Ata u takuan në një lokal ku fillimisht kanë debatuar me fjalë. Më pas, Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë zjarri. Gazetari i Abc News, Leonidha Musaj raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në prezencë të fëmijës 3 vjeçar të Rexhës.

“Janë sqaruar por me tone të larta janë larguar. Në momentin ku Rexha ka qenë duke hyrë në automjet, Gosa e ka qëlluar me thikë ndërkohë që Rexha i është kundërpërgjigjur 3 herë me armë zjarri. Rexha ka vdekur në vend ndërsa Gosa ka lëvizur rreth 30 metra dhe më pas është rrëzuar.”, tha gazetari.

Gazetari raporton gjithashtu se konflikti mes tyre ka nisur pas ngacmimeve të vazhdueshme të Edmond Gosës ndaj Rexhës. “Shko në Kukës atje ku ke familjen. Nuk keni punë ju veriorët në Kavajë”, mësohet t’i ketë thënë Gosa 43 vjeçarit kuksian, i cili jetonte prej kohësh në Kavajë.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në polici rreth 10 persona si dëshmitarë okularë të ngjarjes dhe që mund të jenë në dijeni të motivit të ngjarjes. Më pas ata janë lënë të lirë ndërkohë që policia vazhdon hetimet për të zbuluar shkakun e vërtetë të kësaj ngjarjeje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!