“Ik dorëzohu”! Si nisi sherri dhe përse shqiptari e vrau të birin biznesmen, miku: Zoti të mëshiroftë

schedule22:02 - 27 Janar, 2021

schedule 22:02 - 27 Janar, 2021

Prishtina u trondit mbrëmjen e sotme pasi babai ekzekutoi djalin me armë zjarri në bodrumin e shtëpisë. Viktima Albert Kraniqi është një emër i njohur në Kosovë për shkak të lidhjes me artistët.

Por përse Skënder Kraniqi e ekzekutoi të birin? “Alberti ka filluar i pari që të sulmojë babin e tij, përderisa ky i fundit i ka bërë presion që të dorëzohet në polici, pasi ai ka qenë i kërkuar nga policia e Kosovës për dhunë ndaj gruas” shkruan Indeksonline.

Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë. Ata janë prindër edhe të një vajze.

Moderatori dhe miku i tij, Visar Kalludra ka reaguar pasi ka marrë lajmin e hidhur për vrasjen e Albert Krasniqit. “A bre daja jem nuk pom besohet qe na le vet, te kom pas si vlla… shume ron shume.Nuk po me besohet kurgjo e shume sene po me sillen ne kry.

Jeta paska edhe ksi momente te randa e te pabesueshme.Zoti te meshiroft vllau jem, na jemi qenie te dobeta dhe spo muj me gjete fjal me pershkru dhimten qe nuk je ma ne mesin tone”, ka shkruar Kalludra./ db/Abcnews.al