Lazio shpenzoi 18.5 milion euro për të blerë Vedat Muriqin nga Fenerbahce verën e kaluar. Sulmuesi dardan nuk ia ka dalë të justifikojë investimin e klubit italian.
Sezoni i parë në Serie A ka qenë për t’u harruar për 27-vjeçarin nga Prizreni, i cili numëron vetëm 2 gola dhe një asist me bardhekaltrit nga kryeqyteti.
Meeting in Milano between Igli #Tare and the intermediary Valerio Giuffrida. Vedat #Muriqi could leave #Lazio this summer. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) June 25, 2021
Te Lazio janë lodhur me të dhe e kanë nxjerrë në merkato. Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare po kërkon për klube që mund të investojnë te Muriqi.
Tare është takuar ditën e sotme në Milano me ndërmjetësin Valerio Giuffrida. Tema e diskutimeve ka qenë shitja e sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës. /abcnews.al