Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Igli Tare nuk largohet nga kryeqyteti, Lotito gati rinovimin për ish-sulmuesin shqiptar

schedule22:01 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 22:01 - 15 Dhjetor, 2022

Tashmë është zyrtare, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës më Presidentin Lotito.

Pas krisjes me Presidentin Lotito, verën e shkuar, tensionet duket sikur janë “sheshuar”, kjo për fakt se ish-sulmuesi shqiptar ka revolucionarizuar mbrojten e Sarrit, me blerjet e bëra, duke i pozicionuar momentalisht të “kaltrit”, në vendin e 4-të, në Serie A, me 30 pikë, po aq sa Interi.

Tare ishte gjithashtu pjesë e listës së Juventusit për rolin e drejtorit të ri sportiv pas “tërmetit” të korpooratës me dorëheqjen e të gjithë bordit, por marrëdhëniet me Lotiton po përmirësohen qartë.



Lotito, i kënaqur me punën e deritanishme të drejtorit të tij, kërkon të fillojë nga e para me një strukturë trepalëshe. Igli Tare në drejtimin e ekipit të parë, rinovimin e dyshes, Fabiani-Lotito Jr në kryesimin e ekipit të moshave dhe femrave, ndërsa Mauro Bianchessit i është besuar sektori i të rinjve, me detyrën për të nxjerrë në pah talente si portieri i lindur në 2006 Davide Renzetti. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!