Igli Tare në pak vite arriti të bëjë zgjedhjet e duhura dhe të shndërrojë Lazion në një klub me lojtarë të mëdhenj, që solli kualifikimin në Champions League pas 13 vitesh.
Duke parë rezultatet e mëdha si drejtor sportiv të vlonjatit, klubi gjerman i Eintracht Frankfurt ka kërkuar ta afrojë në klub dhe Sky Deutschland raporton se ka pasur kontakte mes palëve.
Mësohet se Tare e ka refuzuar me klas këtë propozim dhe ka theksuar se ai dëshiron të vazhdojë projektin e tij te Lazio. Miqësia me presidentin lacial, Claudio Lotito ka pasur mjaft ndikim në këtë rast. /abcnews.al