Igli Tare nuk i ka mbyllur dyert për rikthimin e tij të mundshëm te Lazio, edhe pse e konsideron një opsion jo të lehtë për t’u realizuar.
“Nuk e di nëse do të kthehesha, nuk është prioriteti im për momentin. E di që bëra zgjedhjen e duhur për t’u larguar, doja të largohesha nga Lazio. I thashë gruas sime, kur të vijë ajo ditë dua që “Olimpico” të jetë i mbushur plotë.
Kemi qarë dhe jemi përqafuar pas një ndeshje Lazio-Cremonese me një stadium të mbushur plot. E imja është një histori motivimi për të rinjtë që në jetë duhet të dinë se për të arritur qëllimin, nuk duhet të heqësh dorë kurrë”, tha Tare, ish-drejtori sportiv i Lazios./h.ll/abcnews.al