Merkato e “biancoceleste”-ve, të Lazios këtë dimër ishte e qetë, me klubin që nuk bëri asnjë lëvizje hyrëse apo dalëse në formacionin titullar.
Para ndeshjes së sotme, Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tari bëri një bilanc të merkatos së transfertave dimërore që sapo është mbyllur, ku foli në veçanti dhe për të ardhmen e Sergej Milinkoviç-Saviç.
“Një tjetër frazë mbresëlënëse për Milinkoviç Savic nga tani deri në qershor? Ka efekt të kundërt tek unë, sepse unë e di se si janë gjërat dhe për këtë arsye nuk ka frazë tërheqëse, gjithçka do të zgjidhet në kohën e duhur. Ne lexuam se lojtari do të kishte dyshime për rinovimin e kontratës. E di si janë punët dhe jam i qetë. A kam besim? Gjithmonë, gjithmonë”,- u shpreh Tare. /i.m /abcnews.al