Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë ka goditur Elbasanin sot në orën 17. 09 minuta. Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km larg qytetit në fshatin Shushicë. Fillimisht u ndje një lëkundje e lehtë e cila u pasua nga një më e fortë.
Lëkundjet janë ndjerë shumë në fshatin Shushicë por edhe në Elbasan dhe zonën përreth. Lëkundjet janë ndjerë veçanërisht në katet e larta të pallateve në Elbasan dhe është shoqëruar me panik dhe frikë nga banorët. Ende nuk ka raportime për dëme materiale.
Elbasani bën pjesë me zonën me aktivitet të lartë sizmik. /abcnews.al