Iggy Azalea po tërhiqet nga muzika për një periudhë të gjatë kohore. Reperja 31-vjeçare njoftoi të enjten nëpërmjet një postimi në Twitter se albumi i saj i tretë “End of a Era” do të jetë i fundit për të paktën për disa vjet.
“End of a Era” është kaq i veçantë për mua, pasi të publikoj albumin muajin tjetër dhe për disa vjet do të fokusohem në projekte të reja krijuese dhe gjëra nga të cilat ndihem e apasionuar dhe e frymëzuar, përtej muzikës. Jam shumë e ngazëllyer të shihni një anë tjetër timen në të ardhmen.
Zhvendosja e energjisë dhe përqendrimi im tek ajo që jam më shumë e entuziazmuar, është ajo që është e përshtatshme për mua, dhe shpresoj që ju të vazhdoni të mbështesni çfarëdo projekti krijues që jam duke bërë.“, ka shkruar reperja.
“End of a Era” është albumi i tretë në studio i Iggy-t, pas “The New Classic” të vitit 2014 dhe “In My Defense”, i cili u lansua në 2019. /abcnews.al