Iftar… për pashkë/ Antwerp, besimtarë myslimanë e të krishterë festojnë bashkë

schedule19:39 - 1 Prill, 2024

schedule 19:39 - 1 Prill, 2024

Në Antwerp, qytetin Belg mbrëmje e të dielës u shtrua një tryezë 2 kilometër e gjatë që bëri bashkë besimtarë Katolikë që festionin Pashkët dhe besimtarët Myslimanë që argjëronin  për të konsumuar vaktin e iftarit.

Synimi i kësaj nisme ishte për të treguar bashkëjetesën fetare në kohë të vështira për të gjithë botën në kohë tensionesh dhe polarizimi në nivel global.

Kjo tryezë ku u ulën mijëra qytetarë theu rekordin për tryezën më të gjatë të një darke të shtruar në komunitet në Belgjikë.

Nisma u promovua nga Bashkia e Antwerp ndërsa kryebashkiakia e qytetit Belg deklaroi se nuk ka gjë më të bukur se disa njerëz që ulen për të ngrënë një vakt së bashku pa u fokusuar në dallimet fetare apo ato kulturore.

Nisma për të ngrënë një vakt së bashku mes qytetarëve të besimeve dhe kulturave të ndryshme u promovua edhe vitin e shkuar ku rreth 2500 qytetarë u ulën në një tryezë 1 kilometër të gjatë.

Këtë vit tavolina kishte një gjatë dyfish dhe priti rreth 7 mijë qytetarë që ishin rregjistruar paraprakisht për të marrë pjesë në këtë ngjarje./abcnews.al