Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi përgëzon kryeministrin Albin Kurti dhe shumicën parlamentare të Kosovës për formimin e qeverisë së re.
Në një deklaratë, Idrizi thekson se subjektet politike të Kosovës demonstruan nivel të lartë maturie e demokracie si gjatë mbarëvajtjes së zgjedhjeve të fundit, ashtu edhe gjatë procesit tranzitor të ndryshimit të qeverive.
Lexo edhe: Kuvendi i Kosovës voton qeverinë e re, Kurti: Do jem kryeministër me parime
“Ne urojmë që kjo pjekuri të reflektohet në unifikimin e qëndrimeve për sfidat dhe vendimet e mëdha që Qeverisë së re të Kosovës do t’i duhet të ndërmarrë.
Ne besojmë që Qeveria Kurti do të jetë qeveri e rikthimit të besimit dhe shpresës, përmes ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe prosperitetit kombëtar.
Shpresojmë që në të ardhmen e afërt, të dyja qeveritë e reja, e Kosovës dhe e Shqipërisë, të mund të ndërtojmë bashkëpunim më të ngushtë në shërbim të shqiptarëve në të dy anët e kufirit”, vlerëson kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi.