Idrizi për sulmet e Ramës: Minimumi marrim 3 mandate, e nxjerrim në opozitë

schedule16:42 - 16 Mars, 2021

schedule 16:42 - 16 Mars, 2021

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i është përgjigjur Edi Ramës për etiketimet dhe sulmet që ka bërë ndaj tij në daljet  fundit, ndërsa data e zgjedhjeve po afron.

 “E keni parë që gjatë gjithë kohës ka filluar një sulm shumë i madh mbi PDIU dhe votat e saj. Si në 2017-ën, mandatet e PDIU dhe votat e  saj. Besoj i keni parë edhe sondazhet. U përpoqën 4 vjet të na përçajnë, të marrin dhe të bëjnë të tyret drejtorët dhe deputetët, që të na ulin dhe tradhtojnë ne, por ja ku jemi sërish në këmbë. Shihni sondazhet edhe në TV e tyre, PDIU-në e keni me 45 mijë vota dhe shumë të rëndësishme në 5 qarqe”, u shpreh ai.

Idrizi deklaroi gjithashtu se votat dhe mandatet e PDIU në pesë qarqe, do të nxjerrin në opozitë ata që sipas tij tentuan të përdorin si “çakmak” çështjen Çame dhe më pas e hoqën edhe nga programi qeverisës.

“Minimumi marrim 3 mandate. Votat e PDIU në 5 qarqe, prodhojnë mandate, do të jenë këto vota dhe mandate të PDIU-së që do t’i nxjerrin në opozitë, ata të cilët menduan se do ta përdornin çështjen Çame si çakmak, që e hoqën nga programi i qeverisë dhe sot po na qahen pse u bë greku me çamin”, shtoi më tej ai.

25 prilli, -tha Idrizi, duhet të bëjë bashkë të gjithë shqiptarët në mënyrë që vendi të mos jetë më në dorë të 5 personave që kanë zhvatur çdo pasuri publike.

/abcnews.al/