Shpëtim Idrizi i ftuar në ABC këtë të martë ka komentuar ndryshime e bëra së fundmi në qeveris dhe në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
Idrizi ka theksuar se Rama tashmë është kthyer në një sulltan që i merr vetë vendimet, sipas tij uron që ministrat të dinë se janë emëruar në një post të tillë.
Ndër të tjera ai është shprehur se në zgjedhjet e 25 prillit do të futet së bashku me Partinë Demokratike.
“Gjëja e parë që më vjen të them është se a e dinë këto që janë bërë ministra pasi mënyra se si ai i merr vendimet janë si një sulltan ndërsa një njeri i cili ka për interesin për zgjedhjet është munduar që të vendosë ato emra që i thonë diçka PS-ja dhe ne kemi të bëjmë me një sulltan dhe me disa zv ministra. Ne kemi një marrëveshje me PD-në dhe do të jemi të listuar me atë të PD-së. Besoj se 2017 është rasti që po e përsërit Rama tani që në atë kohë e bëri prishje koalicionesh pa ligj tashmë po e bën me ligj.
Besoj se procesi duhet të kishte filluar me kohë dhe për shkak të kushteve të pandemisë dhe duket që opozita shumë më parë të ishte e qartë dhe të ishte e shtrirë në terren për të diskutuar me njerëzit për ekonominë për njerëzit dhe për programin e saj në mënyrë që shqiptarët të njiheshin me programin e tyre”, ka thënë ai./abcnews.al