Idrizi në Fier: Rama kërkon të heqë Çamërinë edhe nga librat e historisë

schedule17:01 - 28 Shkurt, 2021

schedule 17:01 - 28 Shkurt, 2021

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi mori pjesë në një takim në Fier të Shoqatës Patriotike “Çamëria”, nga ku tha se ky komunitet ndihet i fyer nga politika anti shqiptare e Kryeministrit Rama.

Rama kërkon ta heqë Çamërinë edhe nga librat e historisë sepse kështu ia kërkon pala greke. Kërkon që ta barazojë Çamërinë me termin Vorio-Epir. Pra, jo thjesht të na heqë identitetin ne, por të këpusë njërin krah të identitetit kombëtar shqiptar”, tha ai.

Marrëdhëniet e reja dhe intensive të kryeministrit me qeverinë e re greke, cilësohen nga PDIU, jo vetëm të dyshimta, por edhe jo patriotike.

“Si është e mundur që Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale pas 87 vjetësh, ndërsa kryeministri jo vetëm nuk e kundërshton, por bën avokatinë e Greqisë. Pse qeveria shqiptare hesht para Çështjes Çame, që është detyrim kombëtar? Ne jemi këtu për të mbrojtur Çamërinë, por edhe Shqipërinë nga një strategji e përkrahur nga idiotët e dobishëm të Athinës në Tiranë”, ka thënë Idrizi.

Në fund kreu i PDIU-së u shpreh se të bashkuar shqiptarët janë më të fortë. /abcnews.al