Një ndër personazhet më të dashur të skenës muzikore shqiptare është padyshim dhe Dhurata Dora. Këngëtarja e mirënjohur ka arritur të bëjë për vete publikun e gjerë me këngët e saj që janë kthyer menjëherë në hite.
Autorja e hitit “Harrom” është treguar shumë e rezervuar përsa i përket jetës së saj personale, duke e mbajtur gjithmonë larg vëmendjes së publikut. Mirëpo, së fundmi ajo ka thyer “rregullin” dhe ka ndarë disa imazhe krah së ëmës.
https://streamable.com/7me36p
Sot mamaja e saj feston ditëlindjen dhe Dhurata ka shkruar disa fjalë të ëmbla për të. “Gëzuar ditëlindjen Mam. Të don çika. Idhulli im.”, ka shkruar ajo krahas fotove. Kujtojmë që projekti më i fundit i Dhuratës është “Harrom”. Kohët e fundit është përfolur për një duet me reperin e njohur Kidda. /abcnews.al
https://streamable.com/rxqh8u