Idhulli i “Bombonerës”, Tevez: E mbyll karrierën te Boca, kam vetëm një dilemë

schedule10:56 - 19 Janar, 2020

schedule 10:56 - 19 Janar, 2020

Carlo Tevez është një idhull i “Bombonerës”. Sulmuesi argjentinas është shumë i lidhur me Boca Juniors dhe ka konfirmuar për La Nacion se do e mbyllë karrierën me ekipin e famshëm. Kontrata me “Xenezies” i përfundon në fund të këtij sezoni, por nuk përjashtohet rinovimi i fundit.

35-vjeçari do marrë vendimin përfundimtar në qershor. Sivjet shpreson të fitojë titullin kampion dhe Boca renditet e dyta me një pikë më pak se Argentinos Juniors, teksa Tevez ka shënuar tre gola në kampionat.

Do të tërhiqem me këtë fanellë, por nuk e di nëse do të ndodhë në fund të këtij sezoni apo më pas. Në qershor do të marr vendimin përfundimtar. I jam mirënjohës tifozëve të Boca Juniors për mbështetjen, ndërsa me klubin kam marrëdhënie shumë të mira“, thekson sulmuesi i njohur, i cili mund të vendosë të vijojë edhe sezonin e ardhshëm, me objektiv fitimin e Libertadores për herë të dytë me Bocan pas asaj të fituar në vitin 2003. /abcnews.al

 

Tifozët e Boca Juniors në “Bombonera”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!