Milan Skriniar është një nga pikat më të forta të Interit. Mbrojtësi sllovak ka oferta të shumta nga merkato, por ai ndihet 100% interist. 25-vjeçari ka dhënë një prononcim interesant me tifozët në kanalin social të klubit, aty ku flet rreth idhujve të tij dhe më të fortëve.
“Më mungon shumë futbolli, jemi mësuar të stërvitemi çdo ditë. Kjo është një situatë e re për ne, por është e rëndësishme të luftojmë këtë virus. Po stërvitem në shtëpi, po ndjek udhëzimet e stafit.
Në moshën 16-vjeçare stërvitesha me skuadrën e parë të Zilinës në Sllovaki, ka qenë një emocion i bukur. Një vit më pas debutova në kampionat, u aktivizova si mesfushor dhe ndeshja mbaroi 0-0.
Do të më kishte përlqyer të përballesha me Ronaldo fenomenin si kundërshtar, ka qenë lojtari im i preferuar. Më pëlqen shumë Sergio Ramos, është një lider. Edhe Van Dijk dhe Koulibaly më pëlqejnë.
Sulmuesit? Ronaldo dhe Messi natyrisht, por edhe Mbappe. Në derbin e fundit u përballa për herë të parë me Ibrahimovic. Më pëlqen shumë, edhe pse nuk është më i ri, është shumë i fortë. Sa interisti ndihem nga 1-10? Më shumë se dhjetë”, përfundon mbrojtësi sllovak. /abcnews.al