Forcat izraelite kryen një operacion të koordinuar në objektivat e Hamasit në Rafah për të siguruar lirimin e dy pengjeve, u tha gazetarëve të hënën zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite Daniel Hagari.
Hagari deklaroi se operacioni filloi në orën 01:49 të mëngjesit dhe sulmet ajrore pasuan në orën 01:50, shkruan CNN.
Lajmi për lirimin e pengjeve vjen teksa Rafah po goditet nga sulmet izraelite.
Më shumë se 100 njerëz u vranë në sulmet në Rafah, sipas Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze./abcnews.al