Ushtria izraelite paralajmëroi pasoja për Iranin nëse përkeqësohet situata në mes të tensioneve mes dy vendeve. Këtë deklaratë e bëri zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari, duke shtuar se janë në gadishmëri maksimale në përgjigje të një sulmi të mundshëm nga Irani, për të cilin tha se është sponsor i terrorizmit.
“Izraeli është në gatishmëri maksimale. Ne kemi rritur gatishmërinë tonë për të mbrojtur Izraelin nga agresioni i mëtejshëm iranian. Ne jemi gjithashtu të gatshëm të përgjigjemi. IDF është gati për të gjithë skenarët dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshëm, së bashku me aleatët e saj për të mbrojtur popullin e Izraelit.
Irani financon, trajnon dhe armatos përfaqësuesit terroristë në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Hamasi, i mbështetur nga Irani, e filloi këtë luftë më 7 tetor; Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, e ka zgjeruar këtë luftë më 8 tetor; dhe që atëherë, milicitë e mbështetura nga Irani në Irak dhe Siri, dhe Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen, e kanë kthyer këtë konflikt në një konflikt global.“, tha ai./abcnews.al