Ushtari amerikan që kaloi kufirin në Korenë e Veriut është Travis King, kanë thënë zyrtarët amerikan për CBS News.
Një zyrtar i tha CBS-së se ushtari po shoqërohej jashtë vendit për arsye disiplinore dhe kishte kaluar përmes sigurisë së aeroportit, por arriti të dilte nga terminali përpara se të bashkohej në një turne kufitar.
Një burim i tretë, një zyrtar i mbrojtjes, tha më vonë për CBS se ushtari kishte kaluar “me dashje” përtej kufirit. Motivimi i tij mbetet i paqartë.
Incidenti ndodh në një kohë kur tensionet mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut janë intensifikuar. Komanda e OKB-së e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe që mbikëqyr zonën, njoftoi në Twitter se ushtari amerikan po bënte një vizitë turistike në fshatin kufitar Panmunjom.
Në njoftim thuhet më tej se ai po mbahet aktualisht në paraburgim në Korenë e Veriut dhe se Komanda e OKB-së po punon me homologët koreano-veriorë për t’i dhënë zgjidhje incidentit.