Identifikohet trupi i gjetur në mbetjet e avionit, është i Emiliano Sala-s

schedule08:49 / 08/02/2019

Autoritetet britanike kanë njotuar se trupi që u gjet nga mbetjet e avionit të rrëzuar në det është i Emiliano Sala-s. Mesfushori argjentinas po shkonte drejt Cardiff në një avion që pilotohej nga David Ibbotson, kur doli nga radarët në Kanalin Britanik më 21 Janar. Trupi i 28-vjeçarit u zbulua të mërkurën. Policia e Dorset konfirmoi se trupi ishte i Sala-s mbrëmjen e të enjtes.

“Trupi që u soll në Portin e Portland sot, E enjte 7 Shkurt 2019, është identifikuar si i Emiliano Sala-s nga mjeku ligjor”, thuhej në një njoftim të tyre.

Trupi i pajetë i futbollistit u pikas pranë mbetjeve të avionit ditën e hënë, por autoritetet mundën ta marrin vetëm dy ditë më vonë. “Piper Malibu N264DB” ishte rrugës nga Franca për në Cardiff.

Mesfushori Emiliano Sala ishte kthyer në Nantes për të përshëndetur shokët e ish-skuadrës së tij pasi kishte nënshkruar kontratë të re me Cardiff. Por kthimi për në Uells u kthye në një tragjedi. Ndërkohë trupi i pilotit të avionit nuk është gjetur ende./abcnews.al

schedule08:49 / 08/02/2019