Identifikohen rastet e para me Omicron te kafshët

schedule15:21 - 8 Shkurt, 2022

schedule 15:21 - 8 Shkurt, 2022

Janë identifikuar rastet e parë të variantit Omicron tek disa kafshë të egra në Shtetet e Bashkuara. Omicron është zbuluar tek disa drerë me bisht të bardhë në ishujt Staten, New York, sipas mediave amerikane.

Sipas studiuesve, të cilët ende nuk i kanë publikuar gjetjet e tyre, zbulimi i Omicron te këto kafshë ka rritur shqetësimin se transmetimi i virusit midis tyre mund të çojë në shfaqjen e varianteve të reja, të cilat mund të infektojnë njerëzit.

Në fund të fundit, Covid-19 është një sëmundje zoonotike, që do të thotë se fillimisht u transmetua nga kafshët te njerëzit. Dreri mund të jetë një bartës  problematik i virusit. Këto janë kafshë që lëvizin në shumë zona dhe përgjithësisht mund të jenë asimptomatike, raporton abcnews.al

Përveç kësaj, dreri i egër është pre dhe është një ushqim që konsumohet në Shtetet e Bashkuara. Disa shtete kanë paralajmëruar tashmë gjuetarët që të marrin masa paraprake kur transportojnë kufomat e drerit, madje duke i këshilluar ata të mbajnë doreza plastike apo edhe maska ​​​​mbrojtëse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!