Identifikohen 22 vatra të reja, mbi 2,300 persona humbin jetën nga koronavirusi në SHBA

schedule15:29 - 30 Prill, 2020

schedule 15:29 - 30 Prill, 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar edhe 2,389 vdekje të shkaktuara nga koronavirusi të mërkurën. Më bilancin e ri ditor, numri total i viktimave si pasojë e virusit korona në vend rritet në 61,680, ndërsa numri total i të infektuarve në vend është 1,064,832.

Në ditët e fundit, numri i vdekjeve kishte filluar të binte nën 2,000 të shtunën dhe duke vazhduar me rënie të dielën e më pas të hënën. Të hënën si pasojë e koronavirusit humbën jetën 1,315 persona, hera e parë që bilanci ditori i viktimave në SHBA kishte qenë kaq i ulët që nga 5 prilli.

Më pas shifrat nisën të rriteshin sërish të martën dhe të mërkurën u regjistruan 28,259 raste të reja me koronavirus.

Rritja e numrit të viktimave vjen në një kohë kur një numër i madh shtetesh planifikojnë që të fillojnë të zbatojnë fazën e rihapjes ndërsa ekspertët paralajmëruan se kanë identifikuar 22 vatra të reja rreth e qark vendit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!