Ideja gjeniale, portieri i Brighton mban fjalën dhe dhuron donacion për Australinë

schedule11:31 - 14 Janar, 2020

schedule 11:31 - 14 Janar, 2020

Zjarret e shumta kanë gjunjëzuar Australinë. Miliona kafshë janë djegur të gjalla, teksa kanë humbur jetën edhe disa persona. Solidarizimi për ngjarjen e tmerrshme nuk ka munguar. Mathew Ryan mbron portën e Brighton dhe nisma e tij ishte unike e shumë e bukur.

Australiani lajmëroi se do të dhuronte nga 500 dollarë për çdo pritje që do të kryente ai dhe kolegët e tij këtë javë në Premier League. U tha, u bë. Plot 56 pritje janë bërë në ndeshjet e fundjavës dhe 5 prej tyre i bëri vetë 27-vjeçari në humbjen 1-0 ndaj Everton.

BBC raporton se 56 pritjet përkthehen në 28 mijë dollarë australianë, ndryshe 15 mijë sterlina. Ryan, i cili numëron 58 ndeshje me kombëtaren e tij, e ka mbajtur fjalën dhe ka depozituar këtë shumë në ndihmë të vendit të tij që po lufton me flakët e shumta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!