UEFA dhe ECA (Shoqata e Klubeve Europiane) kanë rënë parimisht dakord rreth vazhdimësisë së këtij sezoni, si në kampionatet vendase ashtu dhe në Champions e Europa League.
Sipas Cadena SER, të dyja organizatat bien dakord që ndeshjet e mbetura të kampionateve të zhvillohen gjatë korrikut, ndërsa ato të kompeticioneve evropiane të luhen gjatë muajit gusht.
Zhvillimi i ndeshjeve me dyer të mbyllura nuk përjashtohet, teksa turnetë e UEFA-s do të modifikoheshin në raundet finale, pasi nuk do të zhvilloheshin me sfida vajtje-ardhje, por me një përballje të vetme, në një fushë asnjanëse, sikurse ndodh me takimet finale.
Nëse miratohet ky plan, futbollistët do të shijojnë 21 ditë pushime gjatë ditëve të fundit të gushtit dhe ditëve të para të shtatorit, para se të nisë sezoni i ri. /abcnews.al