Interi pritet të përforcohet në merkaton e janarit. Dëmtimi i Romelu Lukakut ka krijuar probleme në sulm dhe tre emra janë në listën e drejtuesve të klubit zikaltër.
Gervinho, Oliver Giroud, por edhe Arkadiusz Milik. Bomberi polak është ideja e fundit për përforcimin e sulmit të ekipit të Antonio Contes.
Milik nuk bën më pjesë në planet e Napolit, kontrata i përfundon në fund të sezonit dhe shitja e tij në janar është e paevitueshme.
Bisedimet mes klubeve kanë nisur dhe Interi është gati t’i ofrojë Napolit njërin prej Christian Eriksen dhe Radja Nainggolan. /abcnews.al