Hans-Dieter Flick po bën mirë te Bayern Munchen, por drejtuesit e klubit gjerman vazhdojnë punën për gjetjen e një trajneri të njohur për sezonin e ardhshëm. Të shumtë janë emrat që qarkullojnë për stolin bavarez.
Le10Sport raporton se dëshira e madhe e kampionëve quhet Thomas Tuchel. 46-vjeçari gjerman drejton PSG-në prej verës së vitit 2018. Titulli është një detyrë e thjeshtë shtëpie, por Tuchel dhe djemtë e tij duhet të bëjnë mirë në Champions League.
Klubi francez po bën të pamundurën për ta fituar për herë të parë në histori këtë trofe dhe një tjetër dështim mund të sjellë largimin e gjermanit nga pankina. Bayern do të ishte gati për të përfituar dhe do të niste menjëherë punën për gjetjen e akordit me Tuchel. /abcnews.al