Ideja e fundit për postin e trajnerit, Argjentina tenton një ekspert

schedule17:59 - 7 Janar, 2021

schedule 17:59 - 7 Janar, 2021

Atletico Madrid pësoi një humbje të turpshme ditën e djeshme. Ekipi kryesues i La Liga-s, u mposht 1-0 nga Cornella (skuadër e divizionit të tretë në Spanjë) në Kupën e Mbretit, duke u eliminuar shumë shpejt nga ky kompeticion.

Kritika të shumta kanë shpërthyer ndaj “Los Colchoneros”, që tani do të fokusohen vetëm në kampionat dhe Champions League. Diego Simeone ka arritur shifrën e 500 ndeshjeve në pankinën e ekipit kryeqytetas, të cilin e drejton prej vitit 2011.

 

Simeone dhe Batistuta me kombëtaren e Argjentinës

50-vjeçari shpreson të fitojë titullin këtë sezon dhe ekipi i tij ndodhet në vend të parë në renditje. Sigurisht që Atletico tenton të shkojë sa më larg edhe në Champions. Simeone mund të vendosë të nisë një aventurë tjetër sezonin e ardhshëm.

Interesimi për të nuk mungon, teksa në garë është futur edhe Argjentina. El Chiringuito raporton se drejtuesit e kombëtares latine kanë vendosur t’i dhurojnë pankinën trajnerit të njohur. Një ofertë serioze po përgatitet me shpresën që “El Cholo” të pranojë drejtimin e kombëtares së vendit të tij në fund të sezonit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!