Ideja e fundit për mesfushën, Juventusi tenton një kampion Gjermanie

schedule15:19 - 13 Korrik, 2020

schedule 15:19 - 13 Korrik, 2020

Klubi i Juventusit duket se do të jetë shumë aktiv në këtë merkato. Bardhezinjtë pak ditë më parë konfirmuan shkëmbimin kokë më kokë mes Miralem Pjanic dhe Arthuro Melos. Braziliani i Barcelonës është lojtari më i ri i Juventusit, por drejtuesit e ‘’Zonjës së Vjetër’’ kërkojnë të zëvendësojnë menjëherë vendin e lënë bosh nga boshnjaku.

Në listën e dëshirave janë disa emra, por në ditët e fundit po flitet më shumë për mesfushorin e Bayern Munchen, Thiago Alcantara. Sipas raportimit të ‘’TuttoJuve’’, spanjolli ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Bundesliga dhe Juventus është gati të përfitojë.

Kujtojmë që për shërbimet e 29-vjeçarit janë të interesuar dhe Liverpool dhe Manchester City, ku Guardiola kërkon ribashkimin me Tiagon ku fituan pothuajse gjithçka në Mynih. Ndërkohë në listën e Juventusit janë dhe emra si Sandro Tonali, Nicolo Zaniolo apo dhe Jorginho. Gjithsesi më shumë pritet të mësojmë në ditët në vijim, ku do të shikojmë se cila do të jetë zgjedhja e drejtuesve të Juves. /abcnews.al

Thiago Alcantara

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!