Milan po mendon të rikthejë një ish-lojtar. Ideja e fundit e merkatos që kuqezinjve është Gerard Deulofeu. 26-vjeçari katalanas ishte pjesë e skuadrës italiane në gjysmën e dytë të sezonit 2016-2017 dhe gjatë asaj kohe shënoi 4 gola.
Prej janarit të vitit 2018 është pjesë e Watford, klub që nuk ia doli të siguronte qëndrimin në Premier League. Sezon për t’u harruar edhe për sulmuesin e majtë, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në muajin mars në sfidën kundër Liverpool.
Watford do të garojë sezonin e ardhshëm në Championship, divizioni i dytë i futbollit anglez dhe Delofeu i ka kërkuar drejtuesve që dëshiron të largohet dhe të provojë një aventurë të re.
Calciomercato raporton se lojtari ka lënë përshtypje pozitive në Milanello dhe drejtuesit e kuqezinjve kanë nisur bisedimet me homologët anglezë. Negociatat sapo kanë nisur dhe po diskutohet për formulën e huazimit me të drejtë blerje nga ana e Milanit. /abcnews.al

