Jurgen Klopp e ka kthyer Liverpoolin në një makineri të frikshme dhe asnjë kundërshtar nuk po ia del t’i frenojë. “The Reds” po marshojnë drejt titullit kampion dhe ia kanë dalë të fitojnë 20 ndeshje në 21 javë kampionat.
Pavarësisht ecurisë fantastike në çdo kompeticion, trajneri gjerman ka nevojë për përforcime. El Desmarque raporton se objektivi i klubit anglez është Ousmane Dembele. 22-vjeçari i Barcelonës shihet si alternativa e duhur e treshes Salah-Firminho-Mane.
Klubi katalanas është pro kësaj lëvizje, por kërkon 90 milionë sterlina për ta lënë të lirë lojtarin francez. Dembele nuk po arrin të shfaqë gjithë potencialin që zotëron te Barcelona. Dëmtimet kanë bërë të veten, por një kalim në Premier League nën urdhrat e Klopp mund të sjellë shpërthimin e tij. /abcnews.al