Juventusi është një nga klubet më aktive në merkato vitet e fundit. Ambiciet e bardhezinjve janë të mëdha, teksa mendohet edhe për të ardhmen e klubit.
Një emër që tundon shumë është Kei Havertz. 20-vjeçari i Bayer Leverkusen (i përfundon kontrata në vitin 2022) po monitorohet nga kampionët e Italisë. Mesfushori ofensiv ra në sy në përballjen e së martës në Champions dhe trajneri Sarri i pëlqen shumë karakteristikat e tij.
Sport1 raporton se lojtari i kombëtares gjermane po ndiqet me kujdes edhe nga PSG. Tuchel i njeh mirë cilësitë e tij dhe iu ka kërkuar drejtuesve ta transferojnë në Francë. Tjetër duel me Juventusin në merkato, ndërsa klubet po mendojnë ofertën e duhur kundrejt Havertz dhe klubit të “Aspirinave”. /abcnews.al