Në Gjermani zbulojnë objektivin e radhës të Interit. Bild raporton se Giuseppe Marotta dhe Antonio Conte po mendojnë blerjen e Mario Goetze. 27-vjeçari i përfundon kontrata me Borussia Dortmund në fund të sezonit dhe rinovimi është ende larg.
Mesfushori ofensiv është aktivizuar vetëm 188 minuta në kampionat gjatë këtij sezoni, kohë e mjaftueshme për të shënuar një gol. Goetze, i cili numëron 17 gola të realizuar në 63 ndeshje me kombëtaren, shënoi golin vendimtar në finalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës në vitin 2014, por problemet fizike nuk i janë ndarë kurrë.
Kualiteti i tij nuk vihet në dyshim, teksa Interi beson se transferimi në Serie A mund ta rikthejë në formën e tij më të mirë. Klubi italian po përgatit ofertën e duhur, ndërsa mund të presë edhe verën për ta marrë lojtarin me parametra zero. /abcnews.al