Sergio Aguero del lojtar i lirë në fund të sezonit dhe e sigurt është se ai dëshiron të vazhdojë në Europë, pasi e sheh veten ende në gjendje për të bërë mirë në kontinentin e vjetër.
Në Angli raportojnë se edhe Leeds United dëshiron shërbimet e tij, teksa bashkëkombasi Marcelo Bielsa është gati të sakrifikojë financat e klubit për ta afruar.
Ka disa gjëra që e favorizojnë Leeds në krahasim me klubet e tjerë, që duan Agueron. Nëse argjentinasi zgjedh të bashkohet me Bielsën, do jetë vetëm 1 orë më larg se shtëpia aktuale, ku ka qëndruar një dekadë.
Gjithashtu ai do kishte mundësinë të vazhdojë në Premier League dhe të trajnohet me një teknik special si Bielsa. Ka edhe gjëra negative, Leeds vështirë se luan në Europë sezonin e ardhshëm. /abcnews.al

