Lamtumira e Xavi Hernandez në fund të sezonit e ka shqetësuar Barcelonën dhe tani është në kërkim të një trajneri të ri dhe mes emrave të shumtë që përmenden, njëri do të ishte gati për të mposhtur rivalitetin.
Ky do të ishte Frank Rijkaard, i cili, pas drejtimit të Barçës midis viteve 2003 dhe 2008, është kontaktuar personalisht nga presidenti Laporta.
Rijkaard thuhet se e ka refuzuar këtë ofertë pasi ka mbi 10 vjet që nuk ka qenë trajner i ndonjë ekipi, por nuk e ka shuar totalisht si një mundësi, raporton “Radio Marca”, por madje ekziston mundësia që ai të bëhet trajneri i Barcelonës, ndërsa Marco Van Basten zëvendësi i tij./h.ll/abcnews.al