Icardit s’i plas më për Interin, veprimi i fundit tërbon tifozët zikaltër

schedule18:19 - 30 Prill, 2020

schedule 18:19 - 30 Prill, 2020

Bojan Krkic e ka kujtuar me ironi dhe një lojë fjalësh midis përvjetorit dhe VAR-it, ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Champions League të vitit 2010. Katalanasit kishin një super skuadër, por eliminoheshin nga Interi i frikshëm i Jose Mourinhos, që ia dilte të fitonte trofeun e madh në finalen me Bayern Munchen.

Zikaltrit fitonin 3-1 në shtëpi dhe mundeshin 1-0 në “Camp Nou”, duke regjistraur humbjen më të bukur në histori. Krkic shënonte golin e kualifikimit në minutën e dytë shtesë, por arbitri kryesor e anulonte për një “prekje” me dorë të Seydou Keita.

aniVARsario”, shkruan ish-talenti i Barcelonës, aktualisht pjesë e Montreal Impact në MLS-në amerikane. Koment që është pëlqyer nga Mauro Icardi. Sulmuesi i PSG-së, kartonin e të cilit e zotëron Interi, nuk e ka patur problem t’i japë “like” një postimi kundër klubit të tij.

Veprim që ka shkaktuar polemika në Itali. Tifozët e Interit kanë shpërthyer dhe nuk e kanë pritur aspak mirë veprimin e ish-kapitenit të tyre, me këtë të fundit që jep një tjetër sinjal mbi faktin që nuk dëshiron të kthehet në Milanon zikaltër. /abcnews.al