Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi, ka folur për dy shokët e repartit në sulm, Neymar dhe Kylian Mbappe. Icardi, për “France Football”, u shpreh: “Neymar? Njerëzit mund ta shohin atë ndryshe nga jashtë, por realiteti është krejtësisht ndryshe. Ne e dimë shumë mirë se çfarë lloji lojtari është Neymar. Dhe kur me të vërtetë e njeh njeriun, mund të shoqërohesh vetëm me të vetëm sepse ai është dikush që është larg nga zërat e mediave.
Ai është një shok skuadre i cili nuk heziton të thotë gjëra në fytyrë, për të siguruar që të tjerët të ndihen mirë. Për këtë gjendje shpirtërore kemi nevojë. Një futbollist shembull.
Mbappe? Gjithçka që sapo thashë rreth Neymar, vlen edhe për Mbappe. Ai është akoma një djalë i ri, por tashmë ka arritur rezultate të shkëlqyera. Jashtëzakonisht i pjekur për moshën që ka. Sjellja e tij kontribuon gjithashtu në atmosferën e mirë që është brenda grupit”, u shpreh Icardi./abcnews.al