Juventus dhe PSG mund të bëjnë një shkëmbim në janar.
Bardhezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi dhe Mauro Icardi mbetet një dëshirë e tyre në merkato.
Gazzetta dello Sport shkruan se këtë herë kjo lëvizje mund të mbyllet me sukses dhe çelësi është një lojtar i Juventusit.
Bëhet fjalë për mesfushorin Arthur Melo, që klubi nga Torino e ka ofruar në disa klube të tjera.
Shkëmbimi me Icardin do të ishte një lëvizje e zgjuar dhe PSG është në kërkim të një mesfushori. Braziliani është një opsion. / abcnews.al