“Ibri”, BE: Kurti të konsultohet me aleatët/ Zëdhënësi Stano: Të shmangen veprimet e njëpasnjëshme

schedule17:03 - 20 Gusht, 2024

schedule 17:03 - 20 Gusht, 2024

Bashkimi Europian nuk ka ndryshuar mendim sa i përket çështjes së hapjes së Urës së Ibrit në Mitrovicën e Veriut. Brukseli zyrtar vijon të thotë se Qeveria e Albin Kurtit duhet ta ndërmarrë një vendim të tillë pas konsultimit me aleatët ndërkombëtar dhe pas diskutimeve në tryezën e dialogut për normalizim të marrdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit Zyrtat. Rikonfirmimi i qendrimit te BE mbi kete ceshtje u be nga zedhenesi i tyre Peter Stano.

 “Qëndrimi i Bashkimit Evropian lidhur me urën është thënë qartë gjatë ditëve dhe javëve të kaluara, si dhe u është komunikuar partnerëve në Prishtinë, dhe është diskutuar gjerësisht me të gjithë partnerët tjerë brenda BE-së, me SHBA-në dhe KFOR-in. Pozicioni i BE-së nuk ka ndryshuar. Nuk ka asgjë të re për të shtuar, vetëm ritheksoj që po, ka diskutime dhe ndërveprime që po vazhdojnë lidhur me këtë çështje, në linjë me qëndrimin e BE-së që veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara duhet të shmangen dhe që kjo çështje duhet të diskutohet në kuadër të dialogut. Ky është kendvështrimi i të gjithë partnerëve dhe aleatëve të Kosovës.”

Ne Konferencen per Shtyp te mbajtur kete te marte Zedhenesi i Bashkimit Europian Peter Stano deklaroi se Qeveria e Albin Kurtit do te bente shume mire nese do t’i vinte veshin mesazheve qe i jane derguar nga aleatet dhe parteret.

Kur u pyet se cfare do te ndodhte nese qeveria Kurti merr vendim te njeanshem per hapjen e kesaj ure, Zedhenesi i Bashkimit Europian deklaroi se ai nuk do te spekuloje mbi asgje.

Stano shtoi se Bashkimi Europian eshte ne bashkepunim te ngushte me Shetet e Bashkuara te Amerikes per te ndalur vendimarrjet e nje anshme qe mund te kene ndikim tek Komunitetit i Serbeve te veriut, por gjithashtu edhe pasoja tek Qeveria e Prishtines Zyrtare duke lene keshtu te nenkuptuar se Albin Kurti po rrezikon seriozisht edhe nje here tjeter qe ta zhyse Kosoven nen sanksionet e aleateve perendimor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!