Dinamo nesër përballet me Laçin në transfertë dhe para ndeshjes trajneri Rodolfo Vanoli ka dalë para mediave dhe deklaroi:
“Jemi munduar të rregullojmë diçka në lojë. Pavarësisht humbjeve, ekipi po reagon, po punon mirë dhe kam besim tek ta”.
“Jam i lumtur për rikuperimin e Bakajt dhe Imamit, besoj shumë që do na japin një dorë për vazhdimësinë” .
“Kemi treguar që nuk jemi inferiorë ndaj askujt. Laçin e kam parë në ndeshjen e kupës. Është një skuadër e fortë dhe me nivel të lartë, por unë jam i bindur që ne do të bëjmë një ndeshje të mirë dhe do dalim me pikë.”
Kapiteni i Dinamos, Agim Ibraimi, ishte gjithashtu para mediave dhe u shpreh: “Në përgjithësi kemi punuar mirë, në fushë duhet të zbatojmë me përpikmëri urdhërat e trajnerit për të arritur rezultatet që duam.
Personalisht nuk jam tip që dorëzohem, kështu do të jetë edhe nesër. Duhet të besojmë dhe të bashkëpunojmë të gjithë për të patur sukses. Deri sa matematika na e lejon, do të luftojmë deri në fund”. / abcnews.al