Ibrahimovic nis punën vrullshëm, ish-“bomberi” suedez kërkon te Milan “diamantin” e Ajax

schedule17:36 - 18 Prill, 2024

schedule 17:36 - 18 Prill, 2024

Pas emërimit të tij, si drejtues i “Kuqezinjve” të Milan, legjenda suedeze e sulmit, Zlatan Ibrahimovic ka nisur të marrë përsipër detyrat e para, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane se pronarët i kanë besuar “çelësat” e “Djajve” dhe mesa duket lëvizja e parë e ish-sulmuesit është transferimi në Milano i atij që konsiderohet si një “xhevahir” për holandezët e Ajax.

Fjala nuk është për ndonjë lojtar të vecantë, por për Casimir Westerveld, personi i ngarkuar me sektorin e të rinjve te klubi holandez. “Kuqezinjtë” synon të ketë skuadrën U23 dhe për këtë merr edhe më shumë rëndësi transferimi i një personi të aftë dhe që mbi të gjitha e ka të provuar punën e tij me të rinjtë te “Harkëtarët”.

Ibrahimovic e kërkon me çdo kusht Westerveld për të nisur së bashku një projekt që do ta shihte Milanin më shumë të dedikuar ndaj të rinjve që dalin nga akademia, por edhe për të tjerë që synon t’i afrojë në botën “Kuqezi”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!